Lajmet

Aplikacioni Office për iOS tani ofron më tepër funksione pa pagesë

Nov 16 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Office për iOS tani ofron më tepër funksione pa pagesë

11Microsoft ka zgjeruar funksionet pa pagesë për linjën e vet të aplikacioneve iOS Office pas një përditësimi të bërë së fundi. Platforma mobile iOS ka një “problem” unik; ka shumë platforma produktiviteti nga të cilat duhet të zgjidhni. Jo vetëm që është platforma Apple iWork, por edhe Google Docs – dhe Microsoft sapo ka ardhur me një version për iOS të mjeteve Office për të “turbulluar” akoma më shumë ujërat. Për shumëkënd, opsioni nga Microsoft më së paku i popullarizuar për shkak të kufizimeve në aplikacione në versionet pa pagesë; sidoqoftë, kompania me bazë në Redmond të Uashingtonit ka ndryshuar mënyrën se si aplikacionet e tyre punojnë në një nivel thelbësor.

Microsoft fillimisht lëshoi versionin për iOS të aplikacioneve të veta kryesore që janë në Office gjatë marsit të këtij viti, duke ofruar qasje tek një bashkësi e kufizuar e funksioneve pa pagesë për përdoruesit që nuk donin të blinin një abonim për Office 365. Fillimisht, versioni pa pagesë i Word për iOS mund të lexonte vetëm dokumentet, por tani me përditësimin e ri, Microsoft ua ka mundësuar përdoruesve të këtij versioni edhe të shkruajnë dhe redaktojnë dokumentet.

Por duhet të përmendet që Word për iOS dhe funksionet në të nuk janë ende të gjitha pa pagesë; Microsoft do të mund të ketë konsumatorë të cilët duan të shfrytëzojnë funksionet shtesë pasi ta kenë bërë pagesën mujore prej 7.99 dollarë. Përdoruesit pa pagesë nuk do të kenë qasje në mundësinë për të futur kufizues të seksioneve ose për të ndjekur ndryshimet pa u regjistruar në Office 365, por funksionet e tjera të aplikacionit janë të pacenuara.

Kjo nënkupton që për shumicën e nevojave të krijimit të dokumenteve, aplikacioni pa pagesë në pajisjet mobile me iOS është mjaft i përshtatshëm. Ndryshimi i fonteve, formatimi i tekstit dhe shtimi i listave janë gjëra të mundshme me versionin pa pagesë të aplikacionit; në fakt, të vetmet lëvizje që duhet të bëjë një përdorues i iOS-it për të pasur mundësinë e shijimit të këtyre funksioneve është të kyçet në një llogari të Microsoft-it, që është shërbim pa pagesë.

Për momentin, vetëm pajisjet me iOS dhe Windows Phone mund të iu qasen veçorive të reja me aplikacionin e përditësuar Office. Sidoqoftë, Microsoft është duke punuar fuqishëm për ta sjell një version për Android që do të mbështes veçoritë e reja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>