Lajmet

Aplikacioni Opera Max i disponueshëm edhe 16 shtete të tjera, përfshi Shqipërinë

Nov 19 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Opera Max i disponueshëm edhe 16 shtete të tjera, përfshi Shqipërinë

Opera-Max-798x310Opera Max, aplikacioni për ruajtjen dhe kursimin e të dhënave mobile në Android, tashmë është bërë i disponueshëm edhe në 16 shtete të tjera. Ky aplikacion bën të mundur që përdoruesit të monitorojnë të dhënat mobile për të ulur konsumin e paketave të MB të limituara.

Fillimisht lançuar në muajin shkurt në SHBA dhe disa shtete të pakta Europiane si Turqia dhe Rusia, përdoruesit tashmë do të kenë akses në këtë aplikacion edhe në shtetet e tjera: Shqipëri; Australi; Bosnje Hercegovinë; Kamboxhia; Hong Kong; Japoni; Laos; Lihtenshtein; Maqedoni; Burma; Zelandë e re; Guinea e re Papua; Serbi; Singapor; Kore e Jugut dhe Tajvan

Aplikacioni funksionon duke përdorur një VPN për të ridrejtuar trafikun tuaj online nga pajisja juaj mobile për tek serveri i Opera, i cili kompreson të dhënat përfshi këtu edhe ato të aplikacioneve. Kjo u jep mundësi përdoruesve të ulin konsumin e të dhënave nga aplikacionet e ndryshme.

Opera Max gjithashtu mori një përditësim ditën e sotme duke rritur përshtatshmërinë dhe stabilitetin me Android Lollipop 5.0. Aplikacioni është i disponueshëm falas në Google Play.

Opera Max për Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>