Lajmet

Aplikacioni pa pagesë Microsoft Word për iOS renditet në “majat” e top aplikacioneve pa pagesë

Nov 10 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni pa pagesë Microsoft Word për iOS renditet në “majat” e top aplikacioneve pa pagesë

office-for-ipads-2-624x351Një ditë pasi Microsoft befasoi secilin duke i ofruar pa pagesë aplikacionet Microsoft Office për përdoruesit e iOS dhe Android, aplikacioni ka arritur në majat e dyqanit, raporton CNET. Në mesin e aplikacioneve pa pagesë, Microsoft Word tani radhitet në vendin e dytë – duke e lënë prapa aplikacionin Facebook.

Aplikacioni ishte lëshuar më herët vitin e kaluar në dyqanet e aplikacioneve për iOS dhe Android, pasi CEO Satya Nadella zuri “fronin” e kompanisë Microsoft. Lëvizja ishte ndërmarrë për ta përhapur Office-in në sa më tepër pajisje që të jetë e mundur, duke e ditur që sistemi operativ Windows Phone i Microsoft ka zënë vetëm një pjesë të vogël të tregut mobil. Por për ta përdorur aplikacionin, përdoruesit më parë duhej ta blinin abonimin Office 365. Ndonëse aplikacioni Office ishte falas për t’u shkarkuar, përdoruesve pa një abonim iu lejohej vetëm t’i shikonin skedarët.

Derisa abonimi ende ka përparësitë e veta, aplikacioni pa pagesë tani është përditësuar për t’iu mundësuar përdoruesve që të kryejnë gjërat bazike si shikimi, krijimi dhe editimi i dokumenteve në Word. Përveç Microsoft Word, edhe Excel dhe PowerPoint janë po ashtu pa pagesë. Falë bashkëpunimit të kompanisë me Dropbox, përdoruesit tani mund të punojnë në dokumentet e ruajtura në Dropbox duke përdorur aplikacionin Microsoft Word. Kjo nënkupton që ju mund t’i hapni, editoni dhe ruani skedarët e Word në Dropbox.

Në fakt, kompania nuk është duke e bërë zgjerimin e këtij funksioni për biznese, që është burimi kyç i të ardhurave të kompanisë. Kjo nënkupton që konsumatorët me dokumente në OneDrive për biznese ose Dropbox për biznese, duhet ta bëjnë pagesën për të qenë në gjendje që të përdorin aplikacionet. Kështu që do të vazhdojë të sigurojë të hyra nga biznese që mbështeten në aplikacionet e produktivitetit dhe të diskut në cloud. Aplikacionet Microsoft Office mund të shkarkohen nga dyqanet përkatëse të aplikacioneve të Google dhe Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>