Lajmet

Aplikacioni pa pagesë “VideoBite” për editimin e videove në iPhone

Feb 13 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni pa pagesë “VideoBite” për editimin e videove në iPhone

Aplikacioni Vine i Twitter për iPhone ka shkaktuar polemika të shumta para një jave për shkak të problemeve me privatësinë dhe materialet porno.

Në këtë periudhë filloi të përhapej së tepërmi aplikacioni i Adobe për editimin e videove. Asnjë prej këtyre aplikacioneve nuk është i disponueshëm në platformat e tjera të smartfonëve.

Me aplikacionin pa pagesë VideoBite është shumë e lehtë të regjistrosh një video të re apo të importosh një video ekzistuese të regjistruar më parë me kameran e iPhone-it, më pas mund ta editosh dhe ta ndash me miqtë e tu.

Ndërkohë që po shihni klipin e regjistruar mund të klikoni ikonën në formë zemre për të përzgjedhur një çast të caktuar në video; klikoni përsëri për ta ndaluar. Në qoftë se klikoni edhe njëherë tjetër atëherë mund të përzgjidhni një tjetër segment tjetër nga videoja.

Ky program ju ofron mundësinë që ju të rishihni dhe njëherë videon e regjistruar para se të vendosni ta ndani me miqtë. Gjithashtu është shumë e lehtë që të bashkoni disa video dhe të përcaktoni si të doni rendin e tyre duke përdorur opsionin “Arrange”.

Pasi të përfundoni mund të ndani videon me miqtë tuaj në facebook ose mund ta ruani në telefonin tuaj. Kjo gjë nuk mund të bëhet nga profilet që mund të keni në YouTube, Twitter apo media tjetër sociale.

Ndërfaqja e VideoBite është e dizenjuar mirë. Të duhen vetëm pak se konda për të kuptuar se çfarë duhet të bësh dhe si ta bësh. Nuk mund të themi të njejtën gjë për disa aplikacione të ngjashme që shërbejnë për editimin e videove ose imazheve.

Me VideoBite mund të editosh videot shumë lehtë menjëherë pasi ke përfunduar regjistrimin ndërsa me Vine editimin duhet ta kryesh ndërkkohë që je duke regjistruar. (PCWorld Albanian)

videobite

Lajmet e fundit>