Lajmet

Aplikacioni PeeperPeeper gjen personat që kanë shikuar mesazhet tuaja private

Nov 30 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni PeeperPeeper gjen personat që kanë shikuar mesazhet tuaja private

PeeperPeeperAndroid: Nëse dyshoni që shoku juaj i dhomës ose dikush tjetër ka lexuar porositë private në telefonin tuaj, atëherë PeeperPeeper mund t’i zë në flagrancë.

Aplikacioni krijon shkurtesa të rreme për aplikacionet e popullarizuara për dërgim të porosive dhe kap një fotografi kur dikush i hap ato. Me PeeperPeeper, ju mund të krijoni shkurtesa të pavërteta për Line, Facebook, Facebook Messenger, Whatsapp dhe WeChat.

Vendosni ato në ballinën tuaj dhe herën e ardhshme që një person i hap ato, aplikacioni i rremë do të shfaqë ekranin e spërkatur dhe më pas “përplaset” me një gabim duke thënë “Problem në lidhje me internetin”.

Ndërkohë, ai bën një fotografim të personit duke përdorur kamerën e përparme të telefonit. Ju më vonë mund të shihni të gjitha fotografitë dhe aplikacionet të cilat njerëzit kanë provuar t’i hapin në PeeperPeeper.

Është një aplikacion mjaft i thjeshtë dhe ka kufizimet e veta, si keq-emërtimi i Facebook Messenger si Messager. Por megjithëse është një zgjidhje e teknologjisë së ulët, ai do t’iu mundësojë që të kryeni punë dhe të “kapni” në flagrancë personat që duan të depërtojnë tek mesazhet e juaja private. PeeperPeeper. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>