Softuer

Aplikacioni për Android dërgon porosi në vendin e gabuar

Jan 5 2011
0 Shpërndarje
Aplikacioni për Android dërgon porosi në vendin e gabuar

Është mjaft shqetësuese që problemi ka ndodhur që nga muaji mars dhe Google ende nuk e ka përmirësuar ende atë.  Pjesa më e madhe e ankimeve filloi në qershor, por është një raport që tregon se problemi ka ndodhur që nga 17 marsi në forumin mbështetës të Google të quajtur Nexus One:

“Kur unë kam tre ose katër biseda tekstuale duke shkuar, softueri çrregullohet dhe nganjëherë e dërgon porosinë tekstuale te personi i gabuar. Ju do të mendoni se ju po shtypni një përgjigje te kontakti A dhe kur papritmas emri i kontaktit në pjesën e sipërme ndërron në kontaktin B.”

Disa përdorues raportuan për dërgimet e porosive te njerëzit e gabuar që nuk janë në librin e tyre të regjistrimeve.

Pyetja tani mund të parashtrohet se pse është përhapur aq shumë kjo vrimë. Sondazhe jozyrtare tregojnë përqindje relativisht të vogël të njerëzve që janë të ndikuar, por ende është mjaft e shprehur. Hardueri 2.0 i faqes ZDNet ka mbajtur një sondazh jozyrtar përafërsisht 12 orësh, me 10% të njerëzve të përgjigjur duke raportuar probleme me porositë SMS të dërguara te njerëzit e gabuar.

Shihet se nëse Google dëshiron të mbajë Androidin si fitimprurës, është e nevojshme që të punohet mirë, veçanërisht kur bëhet fjalë me një veprim të thjeshtë si dërgimi i porosive tekstuale te pranuesit e caktuar.

Edhe pse problemi është duke prekur vetëm një pjesë të përdoruesve të Androidit, ky problem parashihet si potencial më shqetësues se si e ka klasifikuar Google në faqen e saj për kodin e Androidit, duke e quajtur si vrimë mesatarisht parësore./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>