Vëzhgim

Aplikacioni për publikim në revista nga YouTube

Apr 8 2012
0 Shpërndarje
Aplikacioni për publikim në revista nga YouTube

Bashkëthemluesit e YouTube, Chad Hurley dhe Steve Chen, e kanë një projekt të ri nën ndërmarrjen e tyre kryesore, AVOS. Brenda 24 orëve të fundit, dyshja lëshoi një faqe për  projektin e vet të fundit, Zeen. Ndërmarrja AVOS është përgjegjëse për marrjen e Delicious nga Yahoo dhe themeluese e faqes kineze mei.fm, e cila paraqet një kopje të Pinterest.

Fusible, që është një blog i përkushtuar për të zbuluar lajmet më të fundit përgjatë përfitimeve të domeineve, shitjeve dhe dorëzimit të markave të tregtare, ishte faqja e parë për të treguar për projektin në fazat e saj të hershme. Faqja në Facebook dhe llogaria në Twitter e Zeen ishte aktivizuar pak kohë më parë, duke filluar me deklaratat e duhura në faqen e vet në Facebook. “Tungjatjeta botë! Ju së shpejti do të jeni në gjendje të zbuloni dhe krijoni revista të bukura me ne. Siguroni tani emrin tuaj në përdoruesit në http://zeen.com/.”

Vetëm tek faqja që tregon rregullat për privatësi mund të gjendej një përmendje që kjo faqe pritet të lëshohet së shpejti.

Nga ajo që mund të vërejmë është që Zeen do të jetë një shërbim që ua mundëson përdoruesve të ngarkojnë përmbajtje të palës së tretë në “revistat” e rregulluara nga vetë përdoruesit. Kjo mbase do të mund të paraqiste një udhëkryq në mes Paper.li dhe Pinterest. Ekzistojnë disa gjëra që mund të na shpijnë në përfundimin e mësipërm. Së pari, është një rregull që i informon përdoruesit për mundësinë e tyre për të shtuar në faqe përmbajtje duke përfshirë “lidhje, fotografi, video, tekste, tinguj, komente, shënime ose etiketime,” që do të mund të shihen publikisht nga përdoruesit.

Së dyti, rregulla tregon për qëllimin e kësaj faqeje për të përdorur përmbajtjen e palës së tretë të vendosur në platformë për qëllime monetare, mundësisht si modeli i reklamave në makinat e tanishme të kërkimit që përdoren. “Shërbimi ynë përmban lidhje për tek uebfaqet e tjera. Nëse ju zgjidhni të vizitoni një reklamues ose uebfaqe të palës së tretë, për shembull duke ‘klikuar në’ një lidhje të palës së tretë, ju do të dërgoheni tek një faqe e palës së tretë. Fakti që ne lidhemi me një uebfaqe nuk është një nënshkrim, autorizim ose përfaqësim i përkatësisë tonë me atë palë të tretë, as nuk është një nënshkrim i privatësisë ose rregullave për sigurinë e informacionit ose ushtrimet e tyre. Ne nuk ushtrojmë kontroll mbi uebfaqet e palës së tretë ose mbi zgjedhjen e cilave faqe të palës së tretë që janë duke e përdorur Shërbimin.”

Së fundi, Zeen do të krijojë një shtojcë për shfletues që do të quhet “Zeen Bookmarklet”.

Natyrisht, këto janë vetëm disa mendime, por The Next Web mëton të pyesë Chad Hurley kur ai do të flasë në konferencën The Next Web më vonë gjatë këtij muaji. Duke e ditur këtë dhe atë që Zeen i ka thënë Martin Bryant në Twitter, mund të themi që lëshimi zyrtar i këtij shërbimi do të vijë në konferencën e sipërpërmendur./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>