Lajmet

Aplikacioni PhotoMath mund të zgjidhë ekuacione matematikore me anë të kamerës

Oct 22 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni PhotoMath mund të zgjidhë ekuacione matematikore me anë të kamerës

a02c38a93d5756a939c6491b14fabad193d9ef47Skuadra inteligjente që qëndron pas MicroBlink, firmës së softuerëve që bën identifikimin e fotove, ka bërë të mundur që tashmë detyrat e algjebrës ti kryeni në telefonin tuaj me anë të kamerës së tij.

Kjo ndodh në sajë të aplikacionit PhotoMath i cili u prezantua këtë javë në Tech Crunch Disrupt në Europë. Ai mund të zgjidhë shprehje matematikore apo ekuacione lineare vetëm duke “i parë” ato në librin tuaj ose kompjuterin përmes kamerës.

Aplikacioni është aktualisht i disponueshëm për sistemet iOS dhe Windows Phone. Versioni për Android do të lançohet në fillim të 2015. Ju thjesht duhet ti bëni një foto ekuacionit dhe PhotoMath jo vetëm që do t’ju japë zgjidhjen, por edhe do ju tregojë mënyrën se si është zgjidhur hap pas hapi.

PhotoMath po bëhet diçka tepër e domosdosshme sidomos për ata student që se kanë shumë qejf matematikën. Skuadra që e krijoi u shpreh se qëllimi nuk ishte të jenë një kompani edukative, por thjesht ata donin të promovonin teknologjinë e tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>