Lajmet

Aplikacioni PixelTone merr komanda zëri

Feb 14 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni PixelTone merr komanda zëri

PixelToneNe i përdorim komandat e zërit për të shënuar takimet në kalendar apo për të parë informacione të ndryshme (apo për ta bërë telefonin tonë të thotë budallallëqe).

Por së shpejti, do të jemi të aftë të redaktojmë imazhet thjesht duke i thënë aplikacionit çfarë duam të bëjme.

Programuesit nga “Kërkimet Adobe” dhe universiteti i Michiganit janë duke punuar mbi një aplikacion prototip të quajtur PixelTone, që bën ekzaktësisht këtë. Nuk është thjesht një koncept, grupi i punës aktualisht ka një aplikacion që rregullon imazhet duke kombinuar komandat e zërit dhe gjestet.

Redaktimi i fotove me këtë aplikacion është aq i thjeshtë sa mund ti thuash të errësojë pjesë të fotos apo të aplikojë filtrin tuaj të preferuar. Aplikimi gjithashtu përfshin disa editime me dorë si: ju lejon të prisni foton apo të aplikoni efekte të caktuara.

Përveç funksioneve bazë të redaktimit të fotove, aplikacioni është mjaft inteligjent sa të mësojë objektet. Për shembull, ju mund të rrethoni fytyrën e dikujt ose një objekt dhe ta identifikoni atë me një emër, aplikacioni do ta mbajë mend kush apo çfarë është.

Kjo ju jep mundësinë të ndryshoni shpejt dhe lehtë elemente të fotos- si “ndriço fytyrën e Sarës” apo “ndrysho ngjyrën e kësaj bluze” pa patur nevojë të ri-selektoni objektin.

Kërkuesit do ta prezantojnë punën e tyre të PixelTone në muajin Prill, në konferencën “Ndërverprimi Njeri-Kompjuter” në Paris. Nëse je i interesuar për më shumë rreth kësaj teknologjie të re, asistent professori Eytan Adar në Michigan ka postuar në faqen e tij një material mbi aplikacionin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>