Lajmet

Aplikacioni Pocket për iOS merr mbështetje për 1Password dhe Dynamic Type

Nov 20 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Pocket për iOS merr mbështetje për 1Password dhe Dynamic Type

Pocket-iOS-8-sharingAplikacioni i tipit “lexoje më vonë” Pocket është duke marrë disa veçori të reja në një përditësim të bërë për iOS. Së pari, aplikacioni ka fituar mbështetje për shtojcën 1Password, që duhet ta bëjë më të lehtë qasjen në llogaritë tuaja nëse e përdorni shërbimin.

Aplikacioni po ashtu shfrytëzon veçorinë Dynamic Type të iOS-it. Madhësia e tekstit përgjatë aplikacionit tani do të përshtatet në bazë të opsioneve të madhësisë së tekstit në sistemin tuaj në vend se të kenë një madhësi të paracaktuar.

Pocket thotë që ka punuar në përmirësimin e shtojcës Pocket Share, për ta bërë ruajtjen dhe shpërndarjen më të shpejt se më parë. Ju mund ta merrni versionin e përditësuar që tani nga iTunes. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>