Lajmet

Aplikacioni që ju ofron informacione mbi kamerat e survejimit

Jun 19 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni që ju ofron informacione mbi kamerat e survejimit

Surv kombinon hyrjet e përdoruesve dhe teknologjinë për të krijuar harta me informacione të detajuara për lokalizimin edhe tipin e kamera që ju survejojnë.

Kaza Razat dhe Khalid Mills zhvilluan aplikacionin pasi u informua për aksesin e vogël të kompanive të zbatimit të ligjit në kamerat survejuese.

Krijuesit fillestar të lojërave, aktualisht e ndërtuan këtë aplikacion ndihmues për të ofruar informacion që realisht është parë në lojërat me spiunazh dhe në filma gjithashtu, kjo lloj eksperience iu ndihmoi gjithashtu në ndërtimin e Surv.

Në një intervistë me Mashable, Razat shpjegon se baza e vogël e besueshme e përdoruesit mundëson aplikacionin të ofrojë siguri.

Duke përdorur shpjegimet midis të dhënave dhe informacionin e marrë nga burime të ndryshme, ata punojnë për të ndërtuar cilësi. Gjithashtu ky aplikacion iu jep mundësi liderëve për të krijuar një ambient të besueshëm që ndërtohet hap pas hapi.

Por ky aplikacion nuk ka si qëllim ti ndihmojë njerëzit të fshihen nga ligji tha Razat, por ai shpreson që aplikacioni do të përmbajë baza të dhënash komplete që do të ndihmojnë në zbatimin e ligjeve. (PCWorld Albanian)

Security Camera

Lajmet e fundit>