Lajmet

Aplikacioni që ndihmon në përcaktimin e sëmundjeve përmes mostrave të urinës

Feb 28 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni që ndihmon në përcaktimin e sëmundjeve përmes mostrave të urinës

A keni menduar ndonjëherë se telefonin e mençur të cilin e bartni me vete kudo, do të mund ta përdorni edhe për të testuar urinën tuaj?

Ndoshta mund të tingëllojë jo fort këndshëm, por kjo tashmë mund të bëhet nga një aplikacion i zhvilluar për iPhone nga ndërmarrësi i MIT-së, Myshkin Ingawale, i paraqitur në një konferencë në TED gjatë kësaj jave, që merr mostra të urinës me pajisjen e tyre mobile.

Natyrisht, urina dhe komponentët elektronikë nuk përzihen, por në vend të kësaj, me anë të kamerës së smartfonit bëhet përcaktimi i përbërjes në urinë.

I quajtur si Uchek, aplikacioni kërkon që përdoruesi të vendos urinën në një filxhan, duke vendosur një rrip me ngjyrë të koduar për analizë të urinës, të marrë fotografi të rezultateve dhe pastaj të lejojë aplikacionin që ta kryejë punën e vet.

Uchek mund të gjejë deri 25 sëmundje, si diabetin, infektimet e traktit për urinim dhe pre-klampsia. Ai po ashtu bën matjen e nivelit të glukozës, proteinave, ketoneve dhe më tepër. Sipas Wired, 1,200 mostra testuese paraqitën që aplikacioni ishte më i saktë në interpretimin e rripave me kodim të ngjyrave.

Qëllimi i Ingawale është që të ndihmojë njerëzit që të bëhen më të vetëdijshëm për shëndetin e tyre të cilin mund ta kenë, ose të shohin kushtet e tyre ekzistuese. Natyrisht, informacionet nga ky “skanim” me kamerë do të ishin informacione shtesë për doktorin, i cili në këtë mënyrë do të ishte në gjendje që të përcaktonte më saktësisht gjendjen e pacientit.

Ingawale në TED tha: “Ideja është që të afrohen njerëzit më tepër me informacionin e tyre. Unë dua që më mirë të kuptojë se çfarë po ndodh në trupat e tyre.” Uchek për momentin është duke rrugëtuar përgjatë procesit për aprovim të Apple dhe Ingawale është po ashtu duke punuar në një aplikacion për Android. Sipas Wired, aplikacioni do të kushtojë 99 centë dhe përdoruesit mund të blejnë një pako të rripave dhe një udhëzim për kodimin e ngjyrave për 20 dollarë. (PC World Albanian)

uCheck

Lajmet e fundit>