Analiza

Aplikacioni QuickCoin iu mundëson që të dërgoni Bitcoin tek miqtë në Facebook

Jun 12 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni QuickCoin iu mundëson që të dërgoni Bitcoin tek miqtë në Facebook

bitcoin1Një nismë me bazë në San Françisko, e quajtur QuickCoin, është duke marrë vëmendje për krijimin e një rruge të thjeshtë për të dërguar Bitcoin tek njerëzit në Facebook. Shumë njerëz sapo kanë filluar që ta kuptojnë Bitcoin-in, që është një monedhë virtuale që përdoret online.

Një pjesë e hutimit rreth kësaj monedhe ka qenë për shkak të dukjes shumë “geeky” dhe ndërfaqes jo edhe aq të afërt për përdorues në faqet ku përdoret Bitcoin. Një falë e re e nismave, si GoCoin, Circle dhe BitPay, janë duke bërë përpjekje për ta sjellë Bitcoin-in tek masat. Por Facebook mund të jetë çelësi në rritjen e interesimit dhe përdorimit të kësaj monedhe.

Natyrisht, problemi me Bitcoin është gjetja e gjërave të cilat mund t’i blini me të. Kjo ka filluar ngadalë të ndryshojë, ku disa shitës kanë filluar që ta pranojnë atë si monedhë të vlefshme. Fushatat e politikanëve në SHBA kanë mundësuar kryerjen e pagesave me Bitcoin. Bloomberg do të fillojë që të bëjë listimin e çmimeve për Bitcoin për më tepër se 320 mijë abonentët e vet në shërbimet profesioniste, siç kishte lajmëruar kompania gjatë muajit prill.

QuickCoin ndodhi shumë shpejt. Ishte themeluar nga Marshall Hayner dhe Nathan Lands në fillim të muajit prill. Pas shtatë javësh kodimi, kompania lëshoi produktin më 20 maj. Përgjatë rrugës, QuickCoin mori Cotton dhe solli bashkë-themeluesin e Vimeo-s, Zach Klein dhe bashkë-themeluesin e DogeCoin, Jackson Palmer. Kompania mori një qasje “së pari bëje, më pas kërko falje” për t’u integruar me Facebook. (PCWorld Albanian)

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>