Lajmet

Aplikacioni Repix në iOS iu jep fotografive tuaja një imazh të ri

Mar 20 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni Repix në iOS iu jep fotografive tuaja një imazh të ri

repix-icNjihuni me Repix, një aplikacion për iOS pa pagesë që ju jep mundësinë të punoni mbi imazhet duke i dhënë ngjyrime me “lyerje” me furça të ndryshme.

Aplikacioni vjen bashkë me stile të gatshme të ndryshme të lyerjeve, duke përfshirë “Kartonizimi” i një furçe që e kthen foton tuaj si një imazh nga kukullat kartoni gjithashtu edhe një fruçë që të jep idenë e imazhit të vizatuar.

Furça shtesë përfshijnë opsione si “Yje” për krijimin e një qielli plot me yje sipas dëshirës tuaj edhe një opsion “Van Gogh” për ti bërë imazhet të duken si një pjesë pikture e krijuar nga një piktor.

Për të filluar me aplikacionin thjesht duhet të kapësh një imazh me aplikacionin, apo të sillni një fotografi nga kapja me kamerën e telefonit apo të merrni një foto nga faqja juaj e Facebook-ut apo nga Photo Stream. Pastaj ju mund të ndryshoni imazhin sipas dëshirës tuaj duke aplikuar këto furça mbi imazhin tuaj.

Efekte gjithashtu mund të aplikohen mbi një pjesë të imazhit apo edhe mbi të gjithë fotografinë.

Gjithashtu ju mund ti kombinoni këto efekte për të krijuar një fotografi totalisht të re nga ajo e mëparshmja.

Pas përfundimit të krijimit tuaj,mund ta ndani direkt atë nëpërmjet aplikacionit me miqtë tuaj në Facebook, Tumblr, Twitter apo Instagram.

Repix mund ta gjeni në App Store. (PCWorld Albanian)

Repix ios

Lajmet e fundit>