Lajmet

Aplikacioni i ri i Eduard Snouden shndërron telefonët Android në sistem mbikëqyrjeje

Dec 26 2017
0 Shpërndarje
Edhe me enkriptimin më të mirë në botë, pajisje është vulnerabël ndaj aksesit fizik. Aplikacioni i ri i Eduard Snouden shndërron telefonët Android në sistem mbikëqyrjeje

Ish nënkonktraktori i NSA-së Eduard Snouden është një prej mbështetësve të një aplikacioni të ri i cili ndihmon përdoruesit të mbrojnë kompjuterin nga hakerat.

Haven është një aplikacion me kod të hapur i cili funksionon me çdo telefon Android, edhe ato të vjetrat.

Operon si një sistem mbikëqyrjeje duke përdorur kamerën e telefonit, regjistrimin audio e madje akselerometrin për të gjurmuar lëvizjet dhe njoftuar përdoruesin.

Edhe me enkriptimin më të mirë në botë, pajisjet janë vulnerabël ndaj aksesit fizik.

Haven mund të shkarkohet përmes Google Play dhe dyqanit të aplikacioneve F-Droid.

Snouden mbetet në azil në Rusi dhe më përpara kishte ofruar ndihmën e tij për të ndërtuar një kasë iPhone e cila gjurmonte kur telefoni transferonte të dhëna në mënyrë të pasigurtë.

Ai ka këshilluar përdoruesit të shmangin Dropbox, Google dhe Facebook. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>