Lajmet

Aplikacioni i ri i Evernote në iOS: Një fillim nga e para

Jan 18 2017
0 Shpërndarje
Ditën e Marte Evernote publikoi versionin më të fundit të aplikacionit për platformën iOS. Evernote 8.0 vjen me premtimin e një eksperience më të thjeshtë dhe më të shpejtë. Aplikacioni i ri i Evernote në iOS: Një fillim nga e para Photo Source: iMore

Viti i kaluar nuk ka qenë i duhuri për kompaninë. Në Korrik ndryshimi i strukturës së tarifimit nxiti reagim të ashpër publik. Muajin e kaluar irritoi për të dytën herë përdoruesit me politikat e reja të privatësisë të cila u tërhoqën me shpejtësi.

Me fjalë të tjera, prezantimi i një aplikacioni të ri ditën e djeshme duhet të shihet se një hap mjaft pozitiv. Sipas postimit në blog, Evernote ka riimagjinuar eksperiencën e aplikacionit që në themel.

Ndryshimet kanë në fokus kryerjen e veprimeve me më shpejtësi dhe më thjeshtësi. Disa prej tyre janë:

  • Ndarja e llogarive të biznesit nga personalet
  • Ngjyra dhe stile të reja
  • Qasje më të shpejtë në shënimet
  • Shtimi i përmbajtjeve multimediale më e lehtë

E gjitha kjo fshihet pas një ndërfaqe tejet minimaliste. Sigurisht të gjithëve u duhet pak kohë për të testuar pretendimet e Evernote përpara se ti marrim për të vërteta. Evernote 8.0 për iOS është i disponueshëm për shkarkim që në këtë moment. Android-i duhet të presë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>