Lajmet

Aplikacioni i ri i Google Earth mbërrin edhe në iOS

Aug 3 2017
0 Shpërndarje
Aty mund të vizitoni muzeume, të shikoni kamera live, të shikoni itinerare në qytetet më të bukura të botës. Aplikacioni i ri i Google Earth mbërrin edhe në iOS

Google Earth ska qenë asnjëherë më i mirë se kaq. Gjatë muajit Prill Google solli një përditësim madhor në aplikacionin Earth në Android dhe Chrome (http://bit.ly/2wb60eA).

Tashmë Google Earth i ri është i disponueshëm edhe në iOS. Google Earth është një prej atyre aplikacioneve që shumë e përdorin por shumë pak flasin për të.

Të shumtën e kohës është aty pa tërhequr vëmendjen e askujt. Përditësimi i ri, Google Earth 9, i cili është i disponueshëm për shkakrim në App Store që nga ky moment vjen për të na kthyer vëmendjen drejt aplikacionit.

Aplikacioni i ri sjell një mori veçorish të cilat janë dizajnuar për të na ndihmuar të shohim një plan të bukur. Voyager ofron histori të rëndësishme rreth vendodhjeve më të bukura në Tokë.

Aty mund të vizitoni muzeume, të shikoni kamera live, të shikoni itinerare në qytetet më të bukura të botës.

Gjithashtu do të gjeni disa karta informuese me informacione rreth vendodhjeve dhe pikave të interesit. Butoni “I’am Feeling Lucky” ju dërgon në një vendodhje të rastësishme. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>