Lajmet

Aplikacioni i ri i Google tregon aktivitete të ndryshme në zona turistike

Sep 8 2018
0 Shpërndarje
Është gjithashtu në dispozicion vetëm në gjuhën angleze, kështu që turistët që preferojnë gjuhë të tjera nuk do të gjejnë shumë dobi nga kjo faqe.   Aplikacioni i ri i Google tregon aktivitete të ndryshme në zona turistike

Zona 120 e inkubatorit të Google është rikthyer përsëri me një mjet të ri për t’ju ndihmuar të gjeni aktivitete pushimesh.

Mjeti, i quajtur Touring Bird, është një faqe interneti e dizenjuar për celular që rendit turne, atraksione dhe aktivitete në destinacione të njohura turistike. Ju mund të filtroni sipas çmimit nga zero në mbi $ 500, koha e ditës, kohëzgjatja, dhe madje edhe nga politikat e anulimit, gjë që duket e përshtatshme.

Deri më tani, faqja ofron vetëm informacione për një pjesë të vogël të destinacioneve, duke përfshirë vende si Praga, Toronto, Orlando, Çikago dhe Amsterdam. Është gjithashtu në dispozicion vetëm në gjuhën angleze, kështu që turistët që preferojnë gjuhë të tjera nuk do të gjejnë shumë dobi nga kjo faqe.

Një nga përfitimet kryesore të përdorimit të kësaj faqje gjithashtu duket të jetë qasja e lehtë në çdo politikë të anullimit të turneve dhe atraksioneve. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>