Lajmet

Aplikacioni i ri i Microsoft është një GPS për ambientet e brendshme

Jul 17 2017
0 Shpërndarje
Për fat të mirë Microsoft ka menduar një zgjedhje që do tu vijë në ndihmë në tregjet, spitale, vende parkimi dhe ndërtesa. Aplikacioni i ri i Microsoft është një GPS për ambientet e brendshme

GPS është ajo që kemi nevojë kur kemi humbur rrugën, vetëm nëse jeni në ambiente të brendshme ku sinjali satelitor është më i dobët.

Për fat të mirë Microsoft ka menduar një zgjedhje që do tu vijë në ndihmë në tregjet, spitale, vende parkimi dhe ndërtesa.

Një grup specialistësh të Microsoft kanë zhvilluar Path Guide, një aplikacion navigimi për ambiente të brendshme i cili nuk bazohet në sinjalet GPS apo Wi-Fi.

Përkundrazi funksionon vetëm duke u mbajtur në duar ndërsa po ecni. Aplikacioni regjistron drejtimet duke përdorur disa sensorë. Ai është në gjendje të regjistrojë edhe numrin e hapave që u duhen për të arritur destinacionin.

Sapo të keni regjistruar një drejtim, mund ta shpërndani atë publikisht. Path Guide është i disponueshëm vetëm në Android dhe mund ta shkarkoni në këtë moment nga Play Store. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>