Lajmet

Aplikacioni i ri i Microsoft kopjon të dhënat nga telefonët Android në Windows 10

Aug 1 2018
0 Shpërndarje
Microsoft shpreson që të shtojë mbështetjen edhe për SMS-së dhe njoftimet. Kompania shpreson që këtë aplikacion ta ofrojë edhe në iPhone. Aplikacioni i ri i Microsoft kopjon të dhënat nga telefonët Android në Windows 10

Me publikimin e ndërtimit të ri të Windows 10-ës ditën e sotme, Microsoft filloi testimet e një aplikacioni të ri të quajtur Your Phone.

Për herë të parë prodhuesi i softuerit prezantoi aplikacionin në konferencën e zhvilluesve Build në Maj dhe është i dizajnuar për të kaluar të dhënat nga telefoni në kompjuter.

Përdoruesit e Android janë të parët që kanë privilegjin të testojnë aplikacionin të cilët mund të kalojnë fotot e tyre dhe përmbajtje të ndryshme nga kompjuteri në aplikacionet Microsoft instaluar në telefon.

Microsoft shpreson që të shtojë mbështetjen edhe për SMS-së dhe njoftimet. Kompania shpreson që këtë aplikacion ta ofrojë edhe në iPhone.

Gjatë konferencës Build Microsoft thoshte se njoftimet dhe fotot në iPhone do të kopjohen në Windows 10 përmes aplikacionit.

Ende në postimin në blog kompania nuk përmend njoftimet, SMS e as fotot.

Your Phone do të jetë pjesë e përditësimit të radhës madhor të Windows 10-ës me emrin e koduar Redstone 5.

Ky përditësim duhet të jetë i disponueshëm në Tetor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>