Lajmet

Aplikacioni i riimagjinuar i Skype ndalon së funksionuarit në këto platforma

Jun 9 2017
0 Shpërndarje
Skype ka filluar përpjekjet për të larguar përdoruesit nga versionet e vjetra të aplikacionit. Si pjesë e kësaj nisme Aplikacioni i riimagjinuar i Skype ndalon së funksionuarit në këto platforma

Versioni më i fundi i Skype jo vetëm që nxjerr mësim nga Snapchat dhe Facebook Messenger por gjithashtu kërkon të lërë pas njëherë e mirë të kaluarën.

Skype ka filluar përpjekjet për të larguar përdoruesit nga versionet e vjetra të aplikacionit. Si pjesë e kësaj nisme, kompania në pronësi të Microsoft njoftoi përdoruesist se do të tërheqë versionet e vjetra më 1 Korrik. Ata që ende i përdorin versionet e vjetra edhe pas kësaj date, nuk do të mund të qasen në llogarinë e tyre.

I pyetur për disponueshmërinë e aplikacionit në platforma të ndryshme një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se ndryshimi prek 14 platforma ku ato që ngelen jashtë janë:

  • Android 4.0.2 ose më pak
  • BlackBerry OS 7.1 ose më pak
  • iOS 7 ose më pak
  • Linux
  • Mac OS X 10.8
  • Symbian OS
  • Windows 10
  • Windows 8.1 dhe më pak
  • Windows RT

Aplikacioni në disa prej platformave të lartpërmendura mund të jetë tëhequr prej kohësh. Skype, themeluar në 2003, ishte një prej shërbimeve më të përdorura për të komunikuar në mbarë botën përpara se të fillonte revolucioni i telefonëve.

Me rritje e konkurrencës nga WhatsApp, Messenger, Viber, WeChat, Snapchat, Kik e shumë të tjerë, ofertat e Skype filluan të veniteshin ndërsa platforma u shndërrua në shtëpinë e spamit dhe kontakteve që nuk do të dëshironit kurrë ti kishit. /PCWorld Albanian

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>