Lajmet

Aplikacioni Ringo, rivali më i ri i Skype

May 27 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Ringo, rivali më i ri i Skype

article-2636242-1E1AD58500000578-512_306x503Skype është një ndër programet më të njohura në fushën e komunikimit online i cili përdoret gjerësisht dita-ditës nga miliona përdorues anembanë botës. Tashmë në treg do të dalë një aplikacion i ri, i cili do ta rivalizojë Skype.

Emri i këtij aplikacioni është Ringo. Ringo mund të përdoret edhe pa ndihmën e internetit. Ky aplikacion ofron telefonata ndërmjet shteteve me të njëjtat tarifa si telefonatat brenda vendit.

Kur një telefonatë bëhet nëpërmjet aplikacionit Ringo, aplikacioni lidhet me rrjetin telefonik vendas dhe mundëson telefonatën me tarifa të ulëta. Aplikacioni mund të përdoret, për momentin, në Australi, Belgjikë, Brazil, Kanada, Gjermani, Hong Kong, Itali, Japoni, Meksikë, Poloni, Holandë, Singapor, Spanjë, Zvicër, Britani të Madhe dhe SHBA.

Përdoruesit e aplikacionit Ringo në këto shtete mund të bëjnë telefonata me çdo shtet të botës, dhe me çdo numër. Marrësi nuk ka nevojë që të ketë të instaluar aplikacionin. Në fillim kur regjistrohesh në Ringo duhet një lidhje interneti, por kompania njoftoi se po punon që të gjejë një mënyrë për ta shmangur këtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>