Lajmet

Aplikacioni RoomScan vizaton planin e dhomës vetëm duke e mbajtur iPhone-in në mur

Mar 31 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni RoomScan vizaton planin e dhomës vetëm duke e mbajtur iPhone-in në mur

roomscan-2-600x294iOS: Mund të ju duhet një plan ndërtimi i një dhome, por jo gjithmonë mund ta merrni atë me lehtësi. Nëse nuk mund të kërkoni për një plan të tillë dhe nuk doni të kaloni nëpër telashet duke e vizatuar vetë, një aplikacion i mençur i quajtur RoomScan mund të vizatojë një plan të tillë për një minutë. Si? Thjesht e vendosni telefonin në mur, prisni derisa të lëshojë një tingull dhe vendoseni sërish tek një mur tjetër.

Teksa e lëvizni telefonin përgjatë dhomës do të shihni që telefoni do të vizatojë planin. Kur të keni mbaruar, ai do të bëjë disa përmirësime dhe do t’iu ofrojë një imazh të fundit. Përdorimi fillestar mund të shkaktojë nervozizëm, sepse lëvizja e shpejt e telefonit mund të ndiqet me dështim të aplikacionit.

Por me përdorim të kujdesshëm dhe me lëvizje të ngadalshme, ju mund ta ndihmoni aplikacionin që të ndjekë pozitat e telefonit dhe të vizatojë planin e dhomës shumë më lehtë. Derisa disa përdorues janë ankuar për përdorimin, me një përdorim të pakët do të mund t mësoheni dhe, teorikisht, ai duhet të përmirësohet në të ardhmen. Është një ide vërtet e mençur dhe ky aplikacion mund të shkarkohet pa pagesë në iTunes. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>