Lajmet

Aplikacioni Scout ofron drejtime të personalizuara të vendndodhjes

Mar 23 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni Scout ofron drejtime të personalizuara të vendndodhjes

Scout iPhoneNdërkohë që Apple po përmirëson aplikacionet e saj me harta, një kompani nga Kalifornia po punon mbi këto lloj aplikacionesh që do të tërheqin vëmendjen e drejtuesve të iPhone.

Një aplikacion GPS i quajtur Scout u rendit në një kohë shumë të shpejtë në vendin e dytë të aplikacionëve në dyqanin e App Store dhe iu ofron përdoruesve drejtime hap pas hapi drejt vendndodhjes së radhës, gjithashtu edhe plot funksione të tjera.

I ngjashëm në disa aspekte me aplikacionin tepër social me GPS, Waze, Scout përfshin informacione mbi trafikun dhe i ndihmon përdoruesit me postoblloqet e mundshme përreth tyre.

Aplikacioni gjithashtu zbulon pikat e afërta, si karburantet, ambiente për të ngrënë, për tu argëtuar, pra në rast se përdoruesit nuk janë shumë familjarë me zonat.

Sistemi për navigim Navsop, sfidon GPS-in

Për më tepër i gjithë aplikacioni kontrollohet me anë të zërit dhe ka opsionin e ndarjes me miqtë.

Scout gjendet në dyqanin e Apple App Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>