Lajmet

Aplikacioni Screenhero shkëmben ekranin tuaj me të tjerët, secili me nga një kursor

Mar 17 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni Screenhero shkëmben ekranin tuaj me të tjerët, secili me nga një kursor

Njëra nga shumë të mirat që gëzojmë në teknologji është që shkurton largësitë me ata që i njohim dhe nuk i njohim.

Duke e ditur që jo të gjithë dinë se si të sillen në situata të ndryshme, është e nevojshme që të kërkohet ndihmë nga të tjerët. Si aplikacion mjaft i zakonshëm për këtë punë është TeamViewer, por dihet që nuk është alternativa e vetme.

Si ky softuer edhe të tjerë të ngjashëm mundësojnë që desktopi juaj të jetë i qasshëm nga ata që janë nga larg, por këta e ofrojnë vetëm një kursor të miut: pra edhe ai që i qaset desktopit tuaj nga larg, edhe ju si vëzhgues e keni një kursor të vetëm.

Pra, me këto opsione ju keni mundësinë që në të njëjtën kohë njëri të jetë “kontrolluesi” dhe tjetri “vëzhguesi”, duke nënkuptuar që vetëm njëri nga ju mund të lëvizë miun dhe të shkruajë në të njëjtën kohë.

Screenhero ju ofron dy kursorë dhe mundëson që të dy përdoruesit të kenë qasje në aplikacion në të njëjtën kohë me të njëjtat të drejta. Kur ceket në të “njëjtën kohë”, nuk nënkupton që ju mund të shkruani dhe të përqendroheni tek dritare të ndryshme në të njëjtën kohë, thjesht nënkuptohet që ju nuk keni që të klikoni një buton për t’ua dhënë të tjerëve lejen për të lëvizur.

Ky aplikacion është mjaft mirë në trajtimin e asaj se çfarë mund të bëni gjatë një kohe të caktuar: nëse një përdorues është duke shkruar, kjo nuk do t’ia mundësojë personit tjetër që të ndryshojë përqendrimin në një dritare të re.

Si të kontrolloni kompjuterin përmes telefonit tuaj celular

Me pak komunikim mes jush dhe bashkëpunëtorit tuaj, bashkëpunimi bëhet shumë më i lehtë. (PCWorld Albanian)

Screenhero

Lajmet e fundit>