Lajmet

Aplikacioni “Secret” nuk është aq anonim sa mund të duket

Aug 26 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni “Secret” nuk është aq anonim sa mund të duket

140822125216-secret-app-620xa“Secret” supozohet të jetë rrjeti social më anonim. Por pas kësaj jave “Secret” i lejon shokëve tuaj të ndjekin postimet tuaja sekrete. Hakerat tashmë kanë gjetur një mënyrë për të hyrë në sistemin e “Secret”.

Për t’ju bashkuar aplikacionit tuaj ky i fundit duhet të importojë kontaktet tuaja. Ai pastaj etiketon postet që shpërndajnë shokët tuaj. Për t’ju parandaluar ju nga ndjekja e një personi të caktuar, “Secret” kërkon që të paktën 7 nga kontaktet tuaja të postojnë përpara se aplikacioni të etiketojë postet e tyre. Nëse regjistroni në kontaktet tuaja njerëz të rremë atëherë ju nuk do të dalloni nëse postet janë nga njerëz të vërtete apo jo.

Dikush nga Tel Avivi në Izrael shkroi: “Unë jam Arab, jetoj pranë Jerusalemit. Jam kundër luftës dhe besoj në demokraci. Hamasi është diçka e keqe për gjithë myslimanët! Ndalo Hamas! Nëse dikush zbulon se çfarë kam shkruar unë do më ekzekutojnë!

Një person nga Utah u shpreh: “Një sëmundje e pashërueshme po më vret…dhe unë jam vetëm 24 vjeç.” Dhe dikush në Poloni: “U thashë të gjithëve se ato të gërvishtura mi bëri macja.” Ekspertet e sigurisë në San Françisko thanë se “Secret” po kalonte një periudhë të keqe këtë javë. Nëse ju regjistroni shok të rremë atëherë ai i vërteti nuk do të quhet më një mik. Kjo është siguri përmes errësirës. Shefi ekzekutiv i “Secret” nuk pranoi tu përgjigjej komenteve. Kjo është një provë se asgjë që mund të bëni në fushën dixhitale nuk është tërësisht anonime. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>