Lajmet

Aplikacioni Sendboo përkthen mesazhet gjatë dërgimit

Feb 25 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni Sendboo përkthen mesazhet gjatë dërgimit

SendbooSendboo është një aplikacion për iOS që përkthen mesazhet tekst në kohë reale duke shmangur kështu çdo barrierë që vendosin gjuhët e huaja në komunikim.

Mjafton të instaloni Sendboo dhe do mund të komunikoni me këdo dhe kudo, mjafton që ata persona të kenë një smartfon ose tablet.

Ndërfaqja e tij është e pastër dhe shumë e thjeshtë. Pasi të vendosni gjuhën që dëshironi dërgojeni mesazhin. Përkthimi në gjuhën e marrësit bëhet nga serverat kur mesazhi është në rrugë e sipër.

Ky aplikacion suporton 30 gjuhë të ndryshme duke lehtësuar kështu komunikimin me klientët, bashkëpunëtorët, furnizuesit, tregtarët apo me këdo që i përshtatet planit tuaj global të biznesit.

Në qoftë se dëshironi versionin e Sendboo pa reklama atëherë duhet të paguani 3.99 $. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>