Lajmet

Aplikacioni Square Cash për iOS bën dërgesa parash nga Bluetooth-i

Oct 8 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Square Cash për iOS bën dërgesa parash nga Bluetooth-i

squarecashAplikacioni Square Cash u lançua në fillim të këtij viti, duke i dhënë përdoruesve mundësinë e ndarjes së faturave pa shkëmbim parash në dorë. Pas shtimit të aftësisë për shkëmbim parash nëpërmjet mesazheve të shkruara, në muajin gusht, sot është shtuar një opsion krejtësisht i ri për kryerjen e pagesave.

Duke përdorur versionin iOS 8 të aplikacionit ju mund të dërgoni tashmë para duke përdorur Bluetooth LE—për sa kohë që shokët tuaj janë në largësinë e duhur për të bërë shkëmbimin.

Dhe kjo në mënyrë që të kryhet rimbursimi i personit që ka paguar të gjithë llogarinë. Ky softuerë do të mund të përdoret në largësi të afërta deri në 76 metra dhe të jep ty mundësinë ta aprovosh apo refuzosh kërkesën duke marrë një mesazh lajmërues.

Për sa kohë aplikacioni Cash është gjithashtu i disponueshëm për Android , karakteristika e re e Bluetooth-it është momentalisht e përdorshme vetëm për iOS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>