Lajmet

Aplikacioni “Stickered”, shoqëruesi i Messenger vjen në iOS

Dec 23 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni “Stickered”, shoqëruesi i Messenger vjen në iOS

TtttPara disa kohësh Facebook ka bërë ndarjen e aplikacionit Messenger në një aplikacion më vete për përdoruesit e tij iOS. Por tashmë ka sjellë një risi duke lançuar kështu një aplikacion të ri i cili quhet “Stickered”. Ky aplikacion u lançua disa ditë më parë në Android, por për përdoruesit e iOS ai është i disponueshëm që prej ditës së sotme.

Aplikacioni lejon përdoruesit të shtojnë “stickera” në fotot e tyre ose ti vendosin “stickerat” përpara se të shkrepin foton. Pasi ta keni foton të gatshme së bashku me “stickerat” tuaj të preferuar mund ta dërgoni atë tek miqtë tuaj thjesht me një klik tek aplikacioni i Messenger. Ata përdorues të cilët nuk e kanë instaluar këtë të fundit mund ta shkarkojnë direkt nga App Store në çdo moment dhe falas. Fotot mund të ruhen në albumet tuaja të kamerës si dhe mund të shpërndahen kudo ku ju dëshironi.

Dëshironi të dini disa karakteristika të këtij aplikacioni?

-Mund të zgjidhni sa “stickera” të dëshironi

-Mund ti vendosni në foto përpara ose pas shkrepjes së fotografisë

-Mund të dekoroni edhe fotot që keni kohë që i mbani në albumet tuaja

-Rrotullojini e pozicionojini këto “stickera” sipas mënyrës tuaj

-Ndani këto krijimtari tuajat me miqtë tuaj në Messenger. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>