Lajmet

Aplikacioni Surespot për Android ofron rrugë të enkriptuara për të dërguar mesazhe

Sep 12 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni Surespot për Android ofron rrugë të enkriptuara për të dërguar mesazhe

Shumë shërbime premtojnë që porositë e juaja do të zhduken kur të shikohen, ose që bisedat tuaja janë private, por Surespot në fakt dërgon.

Të gjitha porositë enkriptohen, mund të kontrolloni nëse fotografitë janë të mundshme për shkarkim ose jo dhe, nëse e fshini një mesazh, fshihet po ashtu nga telefoni i pranuesit.

Surespot është një aplikacion për dërgim të mesazheve dhe sikur shumica e aplikacioneve alternative për dërgim të porosive është i dobishëm vetëm nëse shokët tuaj janë po ashtu duke e përdorur.

Ju mund t’i përkrahni ata që ta përdorin, ose të merrni një kod QR në telefonin tuaj të cilin ata mund ta skanojnë për ta shkarkuar dhe në çast të ju shtojnë juve në listën e tyre të shokëve.

Të gjitha porositë e juaja përgjatë Surespot dërgohen me enkriptimin çelësi-simetrik (256 bit AES), dhe çelësat shkëmbehen kur ju shtoni së pari një përdorues në listën tuaj të miqve. Ju mund të lexoni më tepër për teknologjinë e aplikacionit këtu. Surespot është me burim të hapur dhe kodi i tij është në dispozicion për ta shikuar ose ndryshuar në GitHub.

Natyrisht, ka disa rrugë për mbrojtje të cilat i ofrojnë shumë aplikacione, por Surespot ka shkuar më tej për të ju dhënë juve dhe shokëve tuaj që e përdorin aplikacionin një rrugë të sigurt për të biseduar në mënyrë private.

Ai punon siç është reklamuar dhe ju mund të anuloni fotografitë dhe porositë dhe kur të anulohen, pranuesi më nuk mund t’i shohë ato. Ju mund të “bllokoni” fotografitë, ashtu që ato nuk mund të ruhen jashtë aplikacionit.

Natyrisht ju gjithmonë mund të merrni një pamje të ekranit (ang. screenshot), ose të ndalni të dhënat përpara se të anulohet një porosi dhe, nëse dikush ka qasje fizikisht në telefonin tuaj, atëherë të gjitha ato opsione nuk kanë më efekt.

Edhe nëse ndodh kjo gjë, nëse jeni duke shikuar për një zëvendësim i cili ruan privatësinë tuaj, Surespot ia vlen të përdoret. Është falas, pa reklama dhe i lehtë në lejet që kërkon. (PCWorld Albanian)

Surespot

Lajmet e fundit>