Lajmet

Aplikacioni Taasky krijon shpejt lista për gjërat që duhet të bëni

Dec 2 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni Taasky krijon shpejt lista për gjërat që duhet të bëni

TaaskyiOS: Jo çdokujt i duhet një aplikacion i fuqishëm për vendosjen e gjërave që duhet të kryhen si Any.do.

Nganjëherë, e tëra që mund të ju nevojitet është një aplikacion i thjeshtë që duket shkëlqyeshëm dhe iu mundëson të shkruani se çfarë duhet të bëni me disa veçori bazike si rikujtues dhe lista të renditura. Atëherë, njoftohuni me Taasky.

Aplikacioni është mjaft tërheqës në pamje. Shkronjat që shkruhen në të vërehen mjaft qartë në sfondin e vet të hirtë dhe animacionet e bukura që duken. Tërhiqeni poshtë dhe do ta krijoni në shpejtësi një punë të re, shkruani se çfarë keni nevojë, vendoseni një rikujtues ose një datë nëse doni, shtoni një yll për ta shënuar atë si të rëndësishëm dhe përfundoni.

Secila punë ka një kartë dhe ju mund të ri-radhisni listën tuaj duke mbajtur një kartë dhe duke e lëvizur atë. Tërhiqeni majtas për t’ia vendosur një yll, për ta fshirë ose për ta ndryshuar atë, që mund të arrihet edhe duke shtypur kartën.

Tërhiqeni djathtas dhe do të shihni kategoritë e ndryshme që i keni, si shtëpia, blerjet, puna, shokët, secila me ikonën e vet me ngjyra. Dhe ju mund ta shtoni tuajën po ashtu. Taasky nuk mbështet për momentin sinkronizimin e listave me gjëra që duhet të bëhen përgjatë pajisjeve të ndryshme por, sipas zhvilluesve, kjo veçori pritet të vijë së shpejti.

Ky aplikacion kushton 0.99 dollarë dhe mund ta shkarkoni nga iTunes App Store. (PCWorld Albanian)

Tags >

iOS
Lajmet e fundit>