Lajmet

Aplikacioni Telegram u hoq nga App Store për përhapjen e pornografisë së fëmijëve

Feb 7 2018
0 Shpërndarje
Përhapja e pornografisë së fëmijë konsiderohet si një prej gjërave më të ulëta online dhe jo vetëm platformat por edhe përdoruesit janë përfshirë në luftën kundër këtij fenomeni. Aplikacioni Telegram u hoq nga App Store për përhapjen e pornografisë së fëmijëve

Javën e kaluar në mënyrë misterioze Apple largoi aplikacionin Telegram dhe Telegram X nga App Store për promovimin e përmbajtjeve të papërshtatshme por pa një konkluzion konkret.

Tashmë kemi një përgjigje falë disa e-mail-eve të shkëmbyera mes një përdoruesi të Telegram dhe shefit të marketingut pranë Apple Phil Schiller.

Përmbajtja e papërshtatshme ishte në të vërtetë pornografi fëmijësh e cila po shpërndahej përmes aplikacioneve mobile të Telegram.

Përhapja e pornografisë së fëmijë konsiderohet si një prej gjërave më të ulëta online dhe jo vetëm platformat por edhe përdoruesit janë përfshirë në luftën kundër këtij fenomeni.

Jo çdo rrjet social apo platformë komunikimi ka një varietet barrierash online për mbrojtjen e përdoruesve por edhe viktimave.

Si duket Telegram nuk ka qenë i përgatitur për një rast të tillë duke detyruar Apple të reagonte me heqjen e aplikacioneve.

Shefi ekzekutiv i Telegram Pavel Durov tha se kishte mësuar për herë të parë nga Apple për përhapjen e të tilla përmbajtjeve në platformën e tij. U desh të paktën një ditë e tërë përpara se Telegram dhe Telegram X të ktheheshin në App Store. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>