Lajmet

Aplikacioni “Thread” mundëson identifikimin e telefonuesit për Android

Mar 12 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni “Thread” mundëson identifikimin e telefonuesit për Android

Android phonePajisjet celulare që ne kemi në përdorim, mbajnë me mijëra kontakte. Fakti që një person është pjesë e kontakteve tuaja nuk do të thotë patjetër se ju e dini kush është ai, ose përse ai është duke ju marë në telefon.

Një aplikacion i ri i quajtur “Thread” ka si qëllim të rregullojë këtë problem duke e zëvendësuar ID aktuale të marësit me një ekran të përshtatshëm që të tregon jo vetëm se kush po të telefonon, por edhe postimet e fundit të këtij personi nga Twitter dhe Facebook, gjithashtu mesazhet apo e-mailet që ju keni dërguar me këtë person.

Edhe kur ju i përgjigjeni telefonatës, informacioni është akoma i dukshëm me qëllimin për t’iu referuar atij postimi, “cicërime” apo e-maili.

“Thread është aplikacioni i vetëm i këtij lloj që të lejon të shohësh përmbajtje të pastra të mbushura me tekste dhe imazhe nga Twitter dhe Facebook, duke eleminuar postimet dhe “cicërimat” promocionale që mbushin faqet tuaja të dy rrjeteve sociale, tha Brandlee Benn, partner menaxhimi i Sprezzat, kompanisë që ka Thread.

“Ky imazh i telefonatave mund të përshtatet me përmbajtje të shënjestruar, duke e bërë çdo telefonatë që ju vjen më të dobishme”, tha Benn. “Aktualishtë janë 2 miliardë telefonata që bëhen çdo ditë në Amerikë, pra ekziston një mundësi e madhe për ta përdorur këtë eksperiencë të re që po fusim.”

Sprezzat aktualisht fondet i gjen nga familjarët dhe miqtë dhe është në kërkim të fondeve të reja. Ju mund të shihni një version beta për Android.

Gjithashtu kompania planifikon të lançojë edhe një version në iOS së shpejti, gjithashtu të integrojë dhe rrjete shtesë si Linkedln, Instagram dhe Evernote. (PCWorld Albanian)

Thread app

Tags >

android
Lajmet e fundit>