Lajmet

Aplikacioni TIME Planner ju ndihmon të menaxhoni kohën në një strukturë të thjeshtë

Nov 27 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni TIME Planner ju ndihmon të menaxhoni kohën në një strukturë të thjeshtë

TimeiPhone: Nganjëherë, krijimi i një orari për ditët tuaja është më pak për gjërat në një kalendar dhe më tepër një listë e projekteve që doni të bëni.

TIME Planner është një aplikacion që e bën të lehtë krijimin e një orari me “ngjyra”, të larmishëm dhe me lehtësi për t’u lexuar për ditën tuaj për pak sekonda.

Një kalendar është zakonisht një orientim se ku duhet të jeni në cilëndo pjesë të ditës, ndërsa TIME Planner tregon më tepër se si jeni duke e shpenzuar kohën tuaj. Ju mund të shkruani një seri të ngjarjeve të planifikuara për ditën dhe më pas të shkoni pas dhe të shkruani se sa keni shpenzuar duke i kryer ato.

Pas keni qenë përgjatë disa javëve, ju mund të shikoni në grafikët që tregojnë se ku jeni duke e shpenzuar kohën tuaj dhe apo e menaxhoni siç duhet. Nëse jeni duke çaluar për ta vënë nën kontroll axhendën tuaj, TIME Planner mund të ju ndihmojë për të zbuluar problemet që paraqiten.

TIME Planner (Falas, ndërsa versioni i plotë i aplikacionit kushton 4.99 dollarë) (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>