Lajmet

Aplikacioni Tweedle e bën Twitter-in të thjeshtë dhe të qëndrueshëm

Dec 10 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni Tweedle e bën Twitter-in të thjeshtë dhe të qëndrueshëm

Android: Është befasi që Tweedle për Twitter është falas duke e ditur që duket dhe e ka një “ndjenjë” sikur të një aplikacioni me pagesë me dizajnin e vet të lustruar, funksionimin e shpejt dhe të qëndrueshëm dhe lehtësinë në përdorim.

Tweedle ka reklama në brendësi, por ato shfaqen vetëm kur e shtypni një cicërimë nga Conversation View. Në fakt, këto reklama edhe mund të mos paraqiten gjithmonë kur e shtypni Conversation View.

Reklamat mund të largohen përgjithmonë me një pagesë prej 1.5 dollarë, por në të vërtetë nuk është e nevojshme të bëhet një gjë e tillë dhe ky është pothuajse aplikacion pa reklama.

Ky është një klient bazik i rrjetit Twitter me një dizajn të bukur të frymëzuar nga Google Cards, të mbushur me fonte Roboto. Ju mund ta rregulloni ndërfaqen e aplikacionit si të dëshironi me opsione shumë të thjeshta.

Është i shpejt, fluid, i bukur dhe është mjaft i qëndrueshëm. Përveç kolonave Home, Mentions dhe Messages, mund të shtoni edhe të tjera si Favorites, Retweets, Trends, Search dhe Lists.

Ju po ashtu mund të filtroni fjalët e caktuara dhe të rregulloni njoftimet (audio, vibrimet, LED-in). Madje, Tweedle mbështet shumë pamje të mediave brenda linjës dhe vjen me një shfletues të brendshëm uebi.

Një veçori e madhe që mungon në këtë aplikacion është mungesa e freskimit automatik të kohështrirjes. Kur e nisni aplikacionin, ju duhet manualisht ta përditësoni atë me gjestet e zakonshme tërhiq-për-rifreskim.

Sidoqoftë, Tweedle është mjaft i mirë për përdoruesit mesatarë të rrjetit Twitter që duan një ndërfaqe më të mirë dhe disa veçori më të shumta se sa aplikacioni zyrtar nga Twitter, pa opsionet e shumta për të bërë rregullimin e gjërave. (PCWorld Albanian)

tweedle

Lajmet e fundit>