Lajmet

Aplikacioni TweetDeck, me pamje të re për Windows

Jun 15 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni TweetDeck, me pamje të re për Windows

TweetDeck ka ndryshuar aplikacionin e vet për Windows për ta vendosur atë në të njëjtën faqe si versioni për ueb.

Versioni 3.0.2 i TweetDeck për Windows ka të njëjtin dizajn si aplikacioni i vet për ueb, duke ofruar një pamje më të thjeshtë dhe më të qartë. Ndryshimi më i theksuar është shiriti i ri me vegla.

I lëvizur nga pjesa e sipërme në anën e majtë të ekranit, shiriti ofron një rresht me ikona për komandat më së shpeshti të përdorura. Një buton për të postuar një cicërimë të re paraqitet në pjesën e sipërme të shiritit me një ikonë për kërkim që është përfunduar.

Ikonat për të gjitha kolonat paraqiten në shiritin e ri me komanda, siç bën një ikonë për të krijuar një kolonë të re. Ju me lehtësi mund të kaloni nga një kolonë në tjetrën duke klikuar në ikonën e vet dhe ju mund të ndryshoni radhitjen e kolonave duke kapur dhe zhvendosur ikonën në shirit.

Në pjesën e poshtme janë ikonat për të zgjeruar shiritin me vegla dhe për të pasur qasje në opsionet e TweetDeck. Klienti i ri për Windows tani është në dispozicion nga uebfaqja e TweetDeck. Klienti për Mac është ende në versionin 2.7.1 dhe ende nuk e ka marrë freskimin e fundit.

Përdoruesit e softuerit TweetDeck mund t’iu qasen llogarive të tyre në Twitter përgjatë klientëve për Windows dhe Mac e po ashtu edhe përgjatë uebit nëpërmjet një aplikacioni për Google Chrome.

Por versionet mobile të TweetDeck duket të kenë rënë. Një ndërfaqe e re e programimit të aplikacionit e lëshuar nga Twitter gjatë të martës ndalon së mbështeturi më versionet e TweetDeck për iOS dhe Android. (PCWorld Albanian)

tweetdeck windows

Lajmet e fundit>