Lajmet

Aplikacioni UP Coffee për iOS ju tregon se kur duhet të ndaloni së konsumuari kafe

Mar 8 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni UP Coffee për iOS ju tregon se kur duhet të ndaloni së konsumuari kafe

shutterstock_88460545-786x305Për shumicën e njerëzve kafeja është miku më i mirë gjatë ditës. I ndihmon në mëngjes për t’u zgjuar, i ndihmon sërish gjatë ditës për të qenë më aktivë, etj.

Por, efektet e pirjes së më shumë kafeve seç duhet fillojnë të ndihen me kalimin e kohës. Nëse shqetësoheni herë pas here lidhur me shëndetin tuaj si pasojë e kafeinës, aplikacioni UP Coffee mund t’ju ndihmojë.

Si funksionon

Fillimisht, aplikacioni kërkon disa informacione lidhur me trupin tuaj dhe ndjeshmërinë ndaj kafeinës. Të dhëna si gjinia, gjatësia, pesha janë disa prej tyre. Ruani ndryshimet dhe do t’ju shfaqet më pas një shishe e vogël me të cilën do të punoni. Teksa pini kafe, edhe shishja mbushet, por me kalimin e orëve zbrazet me ngadalë, njësoj si niveli i kafeinës në trupin tuaj.

Me butonin “plus” mund të shtoni sa herë pini makiato, kapuçino apo edhe çaj jeshil. Vlerat në mililitra janë të përafërta. Sa herë që shtohet një lloj kafeje, edhe shishja plotësohet. Më pas mund të kontrolloni nëse kafet që keni pirë gjatë ditës do të ndikojnë në gjumin tuaj gjatë natës. Përveç kësaj, mund të shihni edhe të dhëna të tjera intersante si për shembull sa kohë do të duhet derisa e gjithë kafeja që keni pirë të largohet plotësisht nga trupi etj. (PCWorld Albanian)

upcoffee1

Lajmet e fundit>