Lajmet

Aplikacioni Velocity iu mundëson një lexim të shpejtë të artikujve

Sep 30 2013
0 Shpërndarje
Aplikacioni Velocity iu mundëson një lexim të shpejtë të artikujve

Leximi i shpejt këto ditë mund të jetë i popullarizuar për shkak të mungesës së kohës së mjaftueshme për të lexuar gjëra të ndryshme që mund të jenë të nevojshme.

Nëse dëshironi ta keni të lehtë që ta mësoni aftësinë e leximit të shpejt duke përdorur një aplikacion për iPhone, atëherë Velocity mund të ju hyjë në punë.

Vetëm ruajeni një artikull nga Instapaper, Pocket, apo thjesht e merrni artikullin nga vendi ku e keni kopjuar dhe më pas Velocity iu paraqet atë fjalë për fjalë që të mund ta lexoni atë në shpejtësi.

Velocity është i thjeshtë, por punon vërtet mjaft mirë. Vetëm merrni artikujt që mund të doni t’i lexoni (do të ishte mirë që të mos filloni menjëherë me gjërat që ju duhet të mësoni, për shkak se duhet ta zhvilloni pak këtë aftësi me ndonjë artikull jo edhe aq me rëndësi) dhe Velocity do t’i paraqes në një format fjalë për fjalë artikullin, kështu që ju mund t’i lexoni atë në shpejtësi. Ju mund të ndryshoni shpejtësinë e paraqitjes së tekstit, e po ashtu edhe të zgjidhni ndërfaqe të tjera.

Ky aplikacion është i ngjashëm me aplikacionin tjetër Syllable, por Velocity është pak më i lehtë për t’u përdorur me ndërfaqen e tij më të thjeshtë.

Velocity kushton 2.99 dollarë dhe mund ta gjeni në dyqanin e aplikacioneve në iTunes. (PCWorld Albanian)

Velocity

Lajmet e fundit>