Lajmet

Aplikacioni Vine, tashmë mbështetje për videot 720p në iOS

Mar 31 2015
0 Shpërndarje
Aplikacioni Vine, tashmë mbështetje për videot 720p në iOS

Vine-App-iPhone-5Shërbimi popullor i shpërndarjes së videove Vine tashmë ka ofruar mbështetje edhe për videot në high-definition në momentin që ato janë të filmuara me një pajisje iOS, dhe përsa i përket përdoruesve të Android ata do t’a përdorin një karakteristikë të tillë së shpejti.

“Duke filluar që sot, historitë të cilat i shikoni dhe shpërndani me anën e videove do të duken më mire se çdo here,” ka lajmëruar Vine në një postim në blogun e tij. “Ne kemi punuar shumë fort në përmirësimet teknike që të mundësojmë cilësinë më të lartë në video… Kur ju shikoni Vine në aplikacionet tona për iOS apo Android, do të dalloni shumë qartë përmirësimet cilësore.

Për të qenë më preçizë, klipet tashmë mund të filmohen në një rezolucion 720×720, e cila mund të quhet në mënyrë të dukshme një përmirësim, krahasuar me rezolucionin e mëparshëm 480×480. Ky shërbim i zotëruar nga Twitter e ka humbur popullaritetin e tij të dikurshëm, por gjithsesi baza e fansave të tyre është ende shumë e madhe.

Prandaj, nëse keni një iPhone mund të filloni të bëni video në Vine prej 720p që në këtë moment, kurse nëse jeni përdorues Android do t’ju duhet të prisni edhe pak kohë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>