Lajmet

Aplikacioni Vine do të risillet si Vine Camera në Janar

Dec 19 2016
0 Shpërndarje
Aplikacioni Vine do të risillet si Vine Camera në Janar

shutterstock_181909505-840x560Në Tetor, Twitter tha se do të hiqte aplikacionin e tij të dyte të videove, Vine, si pjesë e një rindërtimi të rrjetit social të kompanisë.

Përgjigjja nga shumë krijues përmbajtjeje në Vine  dhe fansa ishte shokuese, dhe tani Twitter po tërhiqet paksa nga kjo lëvizje, duke thënë se aplikacioni Vine do të reduktohet dhe do të ridebutojë si Vine Camera në janar.

Në një deklaratë në Medium, Twitter tha se aplikacioni i ri do të jetë i aftë të marrë video 6.5 sekondëshe, dhe këto video do të ngarkohen në llogarinë Twitter, ose ruhen në memorien e telefonit.

Megjithatë, përdoruesit nuk do të jenë të aftë që të ngarkojnë video të reja në sajtin Vine; kjo do të kthehet në një arkiv të videove të vjetra Vine.

Lajmi i mirë për krijuesit e Vine është se Twitter tani do të ti lejojë ato që shkarkojnë çfarëdo lloj përmbajtjeje të tyre të vjetër nga sajti me anë të aplikacioni të ri Vine Camera.

Përfundimisht, Twitter shumë shpejt do të vendosë një mënyrë për njerëzit që të lidhin llogaritë e tyre Vine me ato të Twitter, kështu fansat do të gjejnë shpejt krijuesit e përmbajtjeve Vine në Twitter. (PCWorld Albanian)

Tags >

Vine
Lajmet e fundit>