Lajmet

Aplikacioni VoIP Plingm lansohet në Shqipëri

Jul 7 2012
0 Shpërndarje
Aplikacioni VoIP Plingm lansohet në Shqipëri

Përdoruesit e smartfonëve në Shqipëri tani mund të bëjnë telefonata falas apo me kosto të ulët, në tërë botën. Aplikacioni Suedez VoIP Plingm për celularë është tashmë në dispozicion në dyqanet e Shqipërisë.

Të telefonosh me Plingm në vend të një operatori të zakonshëm celular do t’u kursej shqipëtarëve një shumë të madhe parash, veçanërisht në telefonatat ndërkombëtare. Shfrytëzuesit e smarfonëve të cilët shkarkojnë Plingm mund të bëjnë telefonata falas me njëri-tjetrin dhe me kosto të ulët me numrat e tjerë.

“Telefonia VoIP është e ardhmja e të bërit telefonata. Me Plingm, përdoruesit e smartfonëve në Shqipëri mund të fillojnë të bëjnë telefonata falas me miqtë nëpër botë”, deklaron Pandelis Eliopoulos, bashkëthemeluesi i Plingm.

Si punon Plingm

Plingm kombinon mënyrat e reja dhe të vjetra të telefonisë celulare në një rrugë të vetme. Telefonatat nga Plingm në Plingm lidhen përmes Internetit (wifi apo 3G) dhe janë gjithmonë falas. Me shërbimin shtesë Plingm Out, telefonatat mund të kalojnë nga Interneti në një rrjet të zakonshëm me kosto të ulët, duke kursyer kështu deri në 90% në telefonatat ndërkombëtare. Përveç kësaj, Plingm mbështet telefonata falas me miqtë e Facebook dhe ata të Linkedln.

Me një vlerësim mbresëlënës 4.7 nga 5, Plingm kombinon cilësi të lartë zëri me kosto të ulët. Në vend të një emri të përdoruesit, numri i juaj celular përdoret për të kryer dhe marrë telefonata. Plingm ka qenë aplikacioni i parë social në dyqanet e aplikacioneve në 13 vende.

Përdorimi i smartfonëve në Shqipëri

Shqipëria ka një treg smartfonësh në rritje, dhe shqipëtarët shpesh përdorin telefonët e tyre në vend të kompjuterit. Statistikat e tregut tregojnë se 54% e të rinjve shqipëtarë përdorin smartfonë si pajisje kryesore për t’u lidhur në Internet, krahasuar kjo me 22% e të rinjve në Europë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>