Lajmet

Aplikacioni Wunderlist 2 bëhet i thjeshtë për të gjitha platformat

Dec 19 2012
0 Shpërndarje
Aplikacioni Wunderlist 2 bëhet i thjeshtë për të gjitha platformat

Wunderlist 2 ka bërë debutimin e vet , me aplikacione të reja për iPhone, Mac, Android dhe ueb, të gjithë këta pa pagesë dhe janë rindërtuar tërësisht me një version të posaçëm “native” për çdo platformë.

Aplikacioni shton disa veçori të reja për shërbimin e vet pa pagesë për menaxhim të detyrave. Pse të bëhet një nisje e re? Është një pyetje për të qenë në gjendje që të ofrohen përvojat më të mira të mundshme.

Në fakt, shefi ekzekutiv i Wunderlist, Reber nuk nguroi që ta quajë aplikacionin e kaluar të Wunderlist si jo fort të mirë. “Nëse e njihni versionin Wunderlist 1 në App store, atëherë ju e shihni se në fakt është një lloj jo aq i mirë i një produkti,”- pranoi ai. “Kjo është çfarë na shqetësoi ne dhe dëshiruam që ta bëjmë atë vërtet të përsosur.”

Sfida ishte për ta marrë atë nivel shtesë të cilësisë nga aplikacionet që nuk ishin të ndërtuara posaçërisht për çdo platformë ku u paraqit Wunderlist.

Reber tha që derisa veglat për platformë të drejtpërdrejtë si Titanium iu mundësojnë që të ndërtoni një produkt vërtet të mirë në disa platforma në të njëjtën kohë, asnjëri nga ta nuk iu mundësoi që të shkoni në miljen shtesë dhe të dërgoni diçka vërtet të veçantë.

I pyetur në një intervistë, Reber u pajtua me shqetësimet e shefit ekzekutiv të rrjetit Facebook, Mark Zuckerberg, për të provuar që të ndihmojë HTML5 dhe pamjet në ueb për të ndërtuar platformat e drejtpërdrejta për mobileri, Ai foli në TC Disrput këtë vit përpara se ndërmarrja të bënte lëshimin e të gjitha produkteve të reja dhe ai tha që këtë gjë e kishte bërë përzemërsisht.

“Është për pesë përqindëshin e fundit të përmirësimit,”- tha ai. “Nëse dëshironi të përmirësoni, të përmirësoni dhe vetëm të përmirësoni, siç bëmë ne, ju i arrini ato kufizime me zhvillimin e platformave të drejtpërdrejta dhe kjo është vërtet e vështirë. Kjo është pse ne kemi vendosur që të shkojmë në “native” dhe unë përfundimisht mund të pajtohem me të gjitha pikat e Zuckerbergut. Unë isha duke e ndjekur me shumë kujdes kalimin e tyre nga HTML5 në gjërat native.” (PC World Albanian)

Wunderlist 2

Lajmet e fundit>