Lajmet

Aplikacioni Yahoo Mail funksionon me çdo postë elektronike

Apr 19 2017
0 Shpërndarje
Sot Yahoo tha se klienti e-mail i Yahoo do të funksionojnë me të gjitha postat elektronike. Aplikacioni tashmë është shndërruar në shërbime si Alto, Email by EasilyDo, një klient e-mail dhe një alternativë. Aplikacioni Yahoo Mail funksionon me çdo postë elektronike

Nëse jeni të interesuar për aplikacionin Yahoo Mail, por nuk e keni përdorur sepse shfrytëzoni një e-mail nga Gmail, AOL apo Outlook, tashmë keni një arsye më tepër.

Sot Yahoo tha se klienti e-mail i Yahoo do të funksionojnë me të gjitha postat elektronike. Aplikacioni tashmë është shndërruar në shërbime si Alto, Email by EasilyDo, një klient e-mail dhe një alternativë.

Yahoo beson ka aplikacionin më të mirë të postës elektronike me tema të personalizuara, mjetet kërkimore, njoftime sipas kontakteve, kyçje pa fjalëkalime e një mori gjestesh të dobishme.

Gjithashtu ofrimi i aplikacioni Yahoo Mail për të gjithë përdoruesit bëhet me qëllim që të rritet baza e përdoruesve sidomos pas hakimeve që pushtuar kompaninë duke cënuar rëndë besimin e konsumatorëve.

Aplikacioni i ri i përditësuar është i disponueshëm në iOS dhe Android nga dita e sotme. /PCWorld Albanian

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>