Lajmet

Aplikacioni Yo përdoret në Izrael për të dërguar njoftime për sulmet e mundshme

Jul 11 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni Yo përdoret në Izrael për të dërguar njoftime për sulmet e mundshme

yo_push.0_standard_640.0Premisa e aplikacionit Yo – i cili ju lejon që t’iu thoni të tjerëve vetëm “yo” – mund të jetë qesharak, por është duke u përdorur në disa raste mjaft të komplikuara. Sipas The Times of Israel, një palë e zhvilluesve tani janë duke e përdorur këtë aplikacion si mënyrë për të lajmëruar njerëzit për sulmet terroriste përgjatë shtetit. Njoftimi i thjesht do të vijë për secilin përdorues të Yo-së që abonohet për përditësimin nga Red Alert: Israel. Tradicionalisht, Red Alert punon si aplikacion më vete që dërgon njoftime më të hollësishme për sulmet e të njëjtit lloj për të cilat do të njoftojë përdoruesit edhe aplikacioni Yo.

Kjo mund të tingëllojë si një hap prapa, por sipas The Times of Israel, është një bashkëpunim i logjikshëm. Duke e prekur butonin Yo, do të jetë e thjeshtë marrja e përditësimeve për përdoruesit e Yo-s. Dhe më e rëndësishmja, ai do të zgjerojë audiencën e Red Alert-it duke i vënë njoftimet në dispozicion kurdo që Yo mbështetet. Vetë Red Alert është raportuar që mbështet vetëm aplikacionin e vet për Android brenda Izraelit, kështu që kjo do të mund të paraqiste një zgjerim të madh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>