Lajmet

Aplikacioni YouTube do të ndalojë së funksionuari në tabletët, televizorët dhe smartfonët e para 2012-tës

Apr 21 2015
0 Shpërndarje
Aplikacioni YouTube do të ndalojë së funksionuari në tabletët, televizorët dhe smartfonët e para 2012-tës

google-tv-youtubeNëse zotëroni një një iPhone apo iPad të 2012-tës, atëherë po ju themi se duhet të bëni disa përditësime gjatë kësaj jave në mënyrë që të vazhdoni të përdorni aplikacionin YouTube. Falë disa ndryshimeve në API-në e aplikacionit, ky i fundit nuk do të jetë në gjëndje të funksionojë në modelet e lançuara përpara 2012-tës.

Produkte elektronike që do të ndikohen nga ky ndryshim janë gjenerata e dytë e televizorëve të Apple, Panasonic, Sony apo pajisjet që përdorin versionin e parë ose të dytë të Google TV. Nëse pajisja juaj ka nevojë për përditësim në mënyrë që ju të përdorni aplikacionin YouTube, atëherë kur hapni aplikacionin do t’ju shfaqet një video mesazh ku ju thuhet se YouTube po përditësohet në një version të ri për të cilin pajisja juaj nuk ofron mbështetje.

Nëse ju zotëroni një pajisje Apple atëherë do ju duhet ta përditësoni atë të paktën në versionin iOS 7. Televizorët Apple të gjeneratës së tretë kërkojnë një përditësim të platformës ndërsa Google TV kanë nevojë për përditësimin më të fundit që gjendet në Google Play. Por dhe nëse nuk keni dëshirë të përditësoni pajisjet tuaja atëherë YouTube mund ta shihni fare mirë dhe në shfletuesin Safari apo në çdo televizor tjetër inteligjent që ofron mbështetje për HTML5. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>