Lajmet

Aplikacioni Youtube Kids u lançua ditën e sotme në platformat Android dhe iOS

Feb 23 2015
0 Shpërndarje
Aplikacioni Youtube Kids u lançua ditën e sotme në platformat Android dhe iOS

YouTube-Kids-Screenshot

Siç pritej, Youtube ditën e sotme lançoi aplikacionin Youtube Kids për Android dhe iOS. Sipas kompanisë, ky është aplikacioni i parë i këtij lloji ndërtuar nga Google. Aplikacioni është i disponueshëm për tu shkarkuar në dyqanet e aplikacioneve Google Play dhe App Store.

Natyrisht karakteristika që spikat është përmbajtjet që ofron aplikacioni, të cilat janë të përshtatura për fëmijë. Qëllimi i këtij aplikacioni është të sigurohet që fëmijët do të shohin vetëm ato video të cilat nuk promovojnë dhunën, drogën, seksin dhe të tjera fenomene negative të shoqërisë.

Google shpjegoi se aplikacioni është dizenjuar për të ofruar siguri për fëmijët që duan të kërkojnë një video përmbajtje online. Gjithashtu një aspect tjetër mjaft pozitiv i aplikacionit është ofrimi i video mësimeve edukative të matematikës dhe shkencës. Aplikacioni është i organizuar në katë kategori: Shfaqjet, Muzika, Mësimi dhe Explorimi. Youtube tha se aplikacioni ofron mundësi të pafundme për kuriozitetin e fëmijëve.

Në fakt ka kaluar ca kohë që kur kemi dëgjuar se Google po punonte në aplikacione për fëmijë. Dhe pikërisht kjo kompani thotë se ky aplikacion është vetëm hapi i parë në këtë drejtim. Për fat jo të mire të qytetarëve Europian, aplikacioni është i disponueshëm vetëm në SHB aktualisht.  Sapo të kemi një lajm lidhur me disponueshmërinë përtej kufinjve të SHBA-ve ne do ju përditësojmë me njoftimet më të fundit. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>