Lajmet

Aplikacioni YouTube për Android mbështet rezolucionin 1440 piksel

Aug 9 2014
0 Shpërndarje
Aplikacioni YouTube për Android mbështet rezolucionin 1440 piksel

gsmarena_001Google ka prezantuar opsionin i cili ju lejon të zgjidhni rezolucionin e videos që ju po shikoni në aplikacionin tuaj të YouTube në Android. Në varësi të pajisjes që ju po përdorni, rezolucioni maksimal që ofrohet ndryshon.

Deri tani rezolucioni maksimal që mbështetej nga ky aplikacion ishte 1080 piksel, edhe në rastet kur telefoni juaj inteligjent mund të mbështesë më shumë se kaq.

Për të rregulluar këtë problem Google ka vendosur që rezolucioni maksimal i këtij aplikacioni të arrij 1440 piksel. Në qoftë se ju zotëroni një pajisje Android me një paraqitje rezolucioni më të madh se 1080 piksel, atëherë ju do të vëreni opsionin për 1440 piksel.

Kjo, gjithmonë në rastet kur video mbështet këtë rezolucion të lartë. Ndonjëherë aplikacioni çorientohet dhe tregon si rezolucionin më të madh atë 720 piksel, por mos u shqetësoni ky problem do të rregullohet shumë shpejt dhe ju do të mund të zgjidhni edhe 1440 p. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>