Vëzhgim

Aplikacioni zyrtar i Facebook në Android

Aug 10 2011
0 Shpërndarje
Aplikacioni zyrtar i Facebook në Android

Veçoritë e këtij aplikacioni janë:

-Dërgoni porosi tek një apo më shumë kontakte në celularin tuaj;

-Lajmërime të çastit në celularin tuaj kështu që ju nuk do të humbni ndonjë porosi;

-Mundësia për të paraqitur vendndodhjen tuaj dhe të gjeni shokët tuaj për të bërë plane.

Ja se çfarë thotë Facebook për këtë aplikacion:

Messenger është një aplikacion i ndarë, kështu që ju merr vetëm një klikim për të marrë porositë tuaja ose të dërgoni një të re. Porositë dërgohen me lajmërime dhe tekste, kështu që shokët tuaj mund t’i marrin ato.

Facebook Messenger tani është i gatshëm në tregun Android Market. Ju mundeni thjesht që të kërkoni me tastierën tuaj për ta gjetur aplikacionin, të lexoni veçoritë dhe ta instaloni atë drejt në telefonin tuaj. Në rast se aplikacioni nuk po paraqitet për disa arsye, ju mund të përdorni kodin QR që ndodhet më poshtë për ta marrë lidhjen (ang. link) për treg ose të klikoni këtu, tek faqja zyrtare e aplikacionit në Android Market që ta instaloni nga atje./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>