Lajmet

Aplikacionin Climatology informon përdoruesit për kushtet atmosferike

Jul 13 2014
0 Shpërndarje
Aplikacionin Climatology informon përdoruesit për kushtet atmosferike

ClimatologyMicrosoft ka zhvilluar dhe realizuar një aplikacion të ri, i cili është krijuar posaçërisht për të informuar përdoruesit mbi kushtet atmosferike si temperaturën, shtypjen atmosferike, shanset për të rënë shi, etj.

Climatology është i gatshëm për shkarkim vetëm në dyqanin online Google Play Store. Në përshkrimin që u publikua nga Microsoft për aplikacionin thuhet: Aplikacioni Climatology ju jep informacione mbi të dhënat klimaterike për çdo vend të botës si temperaturën, reshjet dhe ndriçimin e diellit.

Nëse ju do të doni të dini se cilat vende janë më të ngrohta e me më pak lagështirë për të shkuar për pushime atëherë ju vjen në ndihmë Climatology.

Të dhënat klimaterike të mbledhura nga ekipi i Microsoft Research janë përdorur rregullisht nga shkencëtarët, megjithatë ky aplikacion i ri lejon që informacioni të bëhet i ditur edhe për publikun e gjerë.

Është pak e çuditshme fakti që Microsoft do të lëshojë këtë aplikacion në pajisjet Android dhe jo në ato Windows Phone. Microsoft tha se ky aplikacion për momentin është në fazën e eksperimentimit dhe së shpejti do ta përditësojë me veçori të reja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>