Biznes

Apliko për punë me LinkedIn

Jul 25 2011
0 Shpërndarje
Apliko për punë me LinkedIn

Ato u shpalosën me mundësinë për të shtuar Profile të Anëtarëve, Informacion të Kompanisë dhe butonin LinkedIn Share në ueb faqe. Dhe sot, LinkedIn është duke paraqitur një shtojcë shumë të rëndësishme për kompanitë të quajtur “Apply With LinkedIn”.

Shtojca e re, siç thotë edhe emërimi, mundëson që kompanitë të menaxhojnë aplikimet duke kanalizuar aplikacionet me email adresë apo me një ueb aplikacion. Shtojca gjithashtu mund të integrohet me Applicant Tracking System, dhe me një copë të vogël kodi mund të përshtatet pa problem. 

Disa prej kompanive që do të integrojnë butonin “Apply with LinkedIn” në ueb faqen e tyre, janë Netflix, TripIt dhe Photobucket. LinkedIn thekson se me mijëra kompani tjera do të jenë pjesë e kësaj fryme të re të aplikimit online për punë. 

Nga perspektiva e punëkërkuesit do të shfaqet një përshkrim i punës dhe kompanisë dhe në momentin që do të klikoni “Apply with LinkedIn” ju do bëjeni në gjendje të rishikoni dhe përditësoni profilin tuaj në kohë reale. Në momentin që aplikoni, LinkedIn gjithashtu do të shfaq lidhjet profesionale që punojnë në atë kompani në rast se dëshironi të kontaktoni këta individë në lidhje me atë punë. 

Nëse nuk njihni askënd, LinkedIn do të shfaq lidhjet tuaja që mund t’ju njoftojnë me dikë atje (Linkedin thekson se në rrjetin e saj, referimet janë burimet numër një për punësime të jashtme në kompani). Në fund kur klikoni “Apply with LinkedIn”, ju do të keni një tab në profilin tuaj të quajtur “Saved Jobs” që mban regjistër të punëve në të cilat keni aplikuar. 

Duke pasur parasysh rëndësinë e LinekdIn në kërkim të vendeve të reja të punës, (po shohim kohëve të fundit edhe kompani në Kosovë e Shqipëri po shfaqin konkurse pune përmes tij), kjo shtojcë do të ofrojë përparësi si për kompaninë ashtu edhe për punëkërkuesin. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>